Maqedonia

Karakaçanov: Mbi 90.000 maqedonas kanë pasaportë bullgare

Autoritetet maqedonase ta respektojnë përkatësinë bullgare të qytetarëve që jetojnë në Maqedoni dhe t’i shfrytëzojnë përvojat e Bullgarisë për procesion eurointergues për antëtarësim në Bashkimin Evropian.

karaka-ccedil-anov-mbi-90-000-maqedonas-kan-euml-pasaport-euml-bullgare_hdMaqedonia nuk ka rrugë tjetër pos asaj të Evropës, tha kështu eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski në konferencën e sotme të shoqatës për shoqërinë bullgaro – maqedonase në Manastir, transmeton Lajmpress.

Ndërsa kryetari i VMRO-së dhe përfaqësuesi i kuvendit popullor në Bullgari, Krasimir Karakaçanov ka thënë se mbi 90.000 maqedonas kanë pasaporta bullgare.

“Këtu janë të mbledhur njerëzit të cilët pajtohen me idenë tonë që Maqedonia dhe Bullgaria duhet të kenë marrëdhënie të mira, e jo të zihen për gjëra të kota. Historinë t’ia lëmë historianëve, ajo nuk është punë e politikanëve.

Politikanët duhet të punojnë që qytetarët e Maqedonisë dhe Bullgarisë të jetojnë më mirë” ka thënë mes tjerash Karakaçanov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button