Politika

Rama: ‘Lali Eri’, kryetari fenomenal i Tiranës që duam

Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur ditën me pamjet e sheshit “Skënderbej” që inaugurohet sot. Me një postim në FB, ai falënderon gjithë arkitektet, duke i kushtuar vëmendje padyshim kryebashkiakut Veliaj, për të cilin shkruan se “diferencën e bëri edhe njëherë, Lali Eri, kryetari fenomenal i Tironës që dum”.

Rama uron që Tirana ti japë mandat të fortë në 25 qershor “për të bërë në katër vjetët e ardhshëm, së bashku me Lali Erin dhe ekipin e tij të shkëlqyer, katërfishin e punëve që kemi bërë në këta dy vjet të rizgjimit të fuqishëm të kryeqytetit tonë”.

Postimi i plotë Ramës

Ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga xhevahiri më i madh i kurorës së Rilindjes Urbane, Sheshi Skënderbej, që do të rrezatojë nga sot e për shumë mote të tjera, dritën e pasionit dhe forcën e ambicies sonë për Shqipërinë që duam. Një rilindje e vështirë, plot 10 vjet nga dita kur nisi rrugëtimin projekti më ambicioz urban i Shqipërisë demokratike, mes pengesash, bllokimesh, shkatërrimesh e arrnimesh dëshpëruese, por një rilindje e denjë për kryeqytetin e shqiptarëve të shekullit XXI.

Mezi pres të shkel sonte qilimin fantastik të thurur me gurë nga të gjitha trevat ku jetojnë prej shekujsh shqiptarët dhe të shijoj realizimin e një ëndrre që për shumë kohë ngjante e dënuar me vdekje.

Një faleminderit me mirënjohje të thellë, arkitektëve të jashtëzakonshëm, inxhinierëve të ndërtimit e të mjedisit, botanistëve, sipërmarrësit, punëtorëve, supervizorëve, e padiskutim, ekipit të dikurshëm që e nisi këtë aventurë fantastike dhe ekipit të sotëm të Bashkisë së Re të Tiranës, ku padyshim diferencën e bëri edhe njëherë, Lali Eri, kryetari fenomenal i Tironës që dum. Uroj megjithë zemër që në 25 qershor Tirana të na japë një mandat të fortë, për të bërë në katër vjetët e ardhshëm, së bashku me Lali Erin dhe ekipin e tij të shkëlqyer, katërfishin e punëve që kemi bërë në këta dy vjet të rizgjimit të fuqishëm të kryeqytetit tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button