Politika

“Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri do të vazhdojnë si partneritet strategjik”

Kryeministri turk, Binali Yıldırım, në fjalën e mbajtur në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të mbajtur në rezidencën Çankaya pasi ka rikujtuar se Turqia ditën e djeshme u përball edhe njëherë me një sulm të pabesë në aeroportin Atatürk të Stambollit, tha se në këtë sulm kanë humbur jetën njerëz të pafajshëm, turq e të huaj si dhe u plagosën shumë të tjerë.

Yıldırım u shpreh se është e rëndësisë jetësore për të ardhmen dhe sigurinë e vendeve që mos të mbajnë asnjëherë një qëndrim të ndryshëm në lidhje me luftën kundër terrorizmit, me çdo lloj, kundër DAESH-it, PKK-së dhe të tjerëve. Ai ka pohuar se nuk ka terrorizëm të mirë apo terrorizëm të keq dhe ka shtuar se organizatat terroriste kanë vetëm një qëllim, të vrasin dhe të zbatojnë urdhrat që iu jepen.

Ndër të tjera pasi ka shprehur falënderimet për solidarizimin e treguar nga miku i tij Rama, Kryeministri Yıldırım u shpreh: “Një rast shumë i lumtur për ne të dimë se populli shqiptar ndodhet në anën tonë çdo herë në ditë më mirë dhe të keqe. Bashkëpunimi mes dy vendeve nuk është vetëm tregtar. Ashtu siç e shpreha edhe më parë shërbimet e sipërmarrjes së Turqisë në Shqipëri kanë arritur në nivelin e 3 miliardë dollarëve. Ka mundësi për të rritur më shumë këtë nivel me projekte të reja.”
Ai ka theksuar se kanë rënë dakord për përditësimin sipas kushteve në zhvillim të marrëveshjes së tregtisë së lirë mes dy vendeve. Yıldırım u shpreh ndër të tjera se me Shqipërinë janë marrëdhënie të rrënjosura thellë dhe miqësore. Sipas tij, në bisedimet me Kryeministrin Rama kanë diskutuar për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, thellimin e bashkëpunimit si dhe rritjen e investimeve dhe të tregtisë së ndërsjellë.

Yıldırım ka vënë në dukje se biznesmenët vazhdojnë sipërmarrjet me projekte të reja në Shqipëri si dhe ka deklaruar se në kohët e fundit investitorët turq janë fokusuar kryesisht në sektorin e energjisë.

“Ngjashmëria e kulturave tona me njëra-tjetrën, ngjashmëria e traditave tona dhe e mënyrës së jetesës së popujve tanë na vendos si një detyrë neve që të bashkëpunojmë më shumë dhe të punojmë më shumë për mirëqenien e popujve të dy vendeve”, u shpreh Yıldırım duke tërhequr vëmendjen se Shqipëria dhe Turqia janë dy vende me ngjashmëri nga shumë pikëpamje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button