Politika

Rama: Zot, shpëtoji qytetarët e Shkodrës nga Voltana Ademi

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, për të cilën tha se “nuk është e tepër për t’u thënë: Zot shpëtoji qytetarët e Shkodrës nga Bashkia e tyre”.

“Përmbytjet e dikurshme të Shkodrës. Parafolësi (e ka fjalen per deputetin demokrat Helidon Bushati) duhet ta dijë që qeveria e mëparshme ia ka lënë OSHEE, KESH në atë kohë detyrimin e shlyerjes së dëmeve nga përmbytjet. Ne, kemi shlyer nëpërmjet OSHEE, të gjithë atë volum….

Bashkia e Shkodrës është tërësisht inekzistente në raport me problemet e qytetarëve të vet dhe është çuditërisht e vetmja pothuajse bashki në Shqipëri pa dallim majtas apo djathtas, që s’ka kapacitetin as sa një komunë e humbur…Nuk e di cfarë ka ndodhur dhe çfarë ndodh në Bashkinë e Shkodrës por sa herë flitet për Bashkinë e Shkodrës, nuk është e tepër për t’u thënë “Zot shpëtoji qytetarët e Shkodrës nga Bashkia e tyre”’ tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button