Kosova

A hoqi dorë Meta nga ndërmjetësimi në krizën politike në Kosovë?

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, filloi një iniciativë me qëllim ndërmjetësimin te liderët politik të Kosovës, në tentim për t’i gjetur zgjidhje krizës politike. Por me sa duket iniciativa e Metës ka përfunduar në të njëjtën ditë edhe kur filluar.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Skender Minxhozi, sot në një ligjëratë të mbajtur në Kolegjin ISPE, i pyetur për ndërmjetësimin e Metës në zgjidhjen e krizës politike në Kosovë, tha se klasa politike këtu nuk ka nevojë për pajtues të jashtëm.

Ambasadori Minxhozi menjëherë pas vizitës së Metës në Kosovë, ishte shprehur optimist duke premtuar se më nuk do të ketë dhunë të nxitur nga mospajtimet mes pozitës dhe opozitës por, tani duket më i tërhequr në deklaratat e tij, raporton lajmi.net.

“Nuk ka nevojë për ndonjë pajtues të jashtëm sepse klasa politike vet duhet ta zgjidhë këtë çështje. Mendoj se ka hapësirë që përmes dialogut të gjendet zgjidhja”, tha ambasadori Minxhozi.

Ndërsa, duke folur për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ai tha se ky vit që po e lëmë pas ka filluar me një ritëm më të madh të bashkëpunimit, dhe kjo falë mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive nga ku kanë dalë shumë marrëveshje, një pjesë e konsiderueshme të të cilave edhe janë zbatuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button