Kosova

Këshilli i komunës seancë solemne për Isa Boletinin

Këshilli i komunës së Mitrovicës ka nderuar heroin Isa Boletini duke mbajtur një seancë solemne mëngjesin e sotëm.
I pari i kësaj komune Agim Bahtiri, është shprehur i kënaqur dhe krenar që eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini, kanë arritur t’i sjellin në Mitrovicë.

“Ne sot po kryejmë një detyrim që gjeneratat e mëparshme nuk e kishin fatin duke e korrigjuar kështu një padrejtësi që është bërë për gati një shekull. Sot Shalës po ja kthejmë nderin dhe bukurinë duke sjellë heroin në vendlindje, ndërsa prania e tij në mesin tonë na bënë më të fortë”, tha Bahtiri.

Sipas Kosovapress, i pranishëm në këtë seancë ishte sot edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili theksoi se “jemi të gjithë sot këtu me një barrë të madhe sepse mes dhimbjes dhe krenarisë dërgojmë sot mesazh para shqiptarëve dhe botës se Mitrovica me dinjitet do ta pres dhe përcjellë heroin pa krijuar asnjë incident. Sot Mitrovica pas 100 vit eve e ka djalin e vet në tokën e vet”.

Kryeparlamentari Veseli tha se “eshtrat e Isa Boletinin do të varrosen në një Kosovë të lirë me nderimet më të larta dhe në mënyrë më dinjitoze.
Menjëherë pasi që është përfunduar kjo seancë solemne, eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini nën përcjelljen e pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë kanë mbërritur para ndërtesës të Këshillit të komunës së Mitrovicës, ku qytetarët do të bëjnë nderimet e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button