Politika

25-vjetori i rrëzimit të shtatores së diktatorit, Basha: Qeveria hesht për 20 Shkurtin

Partia Demokratike ka organizuar një aktivitet përkujtimor për rrëzimin e bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha. Në fjalën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se po hesht për këtë ngjarje të rëndësishme.

“Qeveria po hesht për ngjarjen e rëndësishme të 20 shkurtit dhe kjo tregon trashëgiminë e tyre”, u shpreh në fjalën e tij Basha, që shtoi se diktatura nuk mund të kthehet më.

“20 shkurti i vitit 1991 është shndërruar në himn qytetar të lirisë dhe na kujton se ‘hoxhizmi’ nuk do të imitohet më”, deklaroi kreu i PD-së.

Ai gjithashtu ftoi qeverinë të mësojë nga modeli i demokracive perëndimore, pasi modeli që ka aktualisht është ai i pasurimit të shfrenuar të zyrtarëve të lartë.

“Kjo qeveri me forcën e tyre pretendon të vëjë në kontroll gjithçka. Modeli i kësaj qeverie është pasurimi i shfrenuar, pasi plaçkit gjithçka”, u shpreh ndër të tjera Lulzim Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button