Politika

Zgjedhjet në Kolonjë-KQZ regjistron 17 parti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Kolonjë, që do të mbahen më 20 nëntor, miratoi të shtunën disa vendime që lidhen me administrimin e këtij procesi.

Kështu KQZ miratoi strukturën e shpenzimeve buxhetore, sipas së cilës kostoja e këtyre zgjedhjeve përllogaritet në rreth 4.9 milion lekë, një shumë kjo e shpërndarë në zërat për paga, mallra dhe shërbime.

Gjithashtu, KomisioniZgjedhor miratoi sot dhe regjistrimin e 17 subjekteve politike, nga 18 që kishin bërë kërkesë për të marrë pjesë në zgjedhje. Sipas vendimit të miratuar, pjesë e procesit zgjedhor në Kolonjë do të jenë këto parti:

1.Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” (LZHK)
2.Partia “Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”(ADK)
3.Partia “Lëvizja Socialiste për Integrim” (LSI)
4.Partia “Agrare Ambientaliste” (PAA)
5.Partia Demokratike (PD)
6.Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
7.Partia Uniteti Kombëtar (PUK)
8.Partia Forca Albania (P.F.A)
9.Partia Socialiste e Vërtetë 91(PSV 91)
10.Partia Konservatore (KONS)
11.Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare” (L.D.K)
12.Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
13.Partia Forca Albania (P.F.A)
14.Fryma e Re Demokratike (FRD)
15.Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë (PPKDSH)
16.Partia Kristian Demokrate (PKD)
17.Partia Republikane Shqiptare (PR)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button