Bota

Mbretëresha e Anglisë i shpëton mrekullisht vdekjes, roja i drejton armën

Mbretëresha e Anglisë i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes, pasi për pak sa nuk është qëlluar me armë nga roja e Pallatit Mbretëror.

Sipas ‘Daily Mail’, mbretëresha Victoria ishte duke shëtitur rreth Buckingham Palace në orën 3:00 të mëngjesit pasi nuk po e zinte gjumi. Roja pasi ka parë një hije të dyshimtë që po lëvizte rreth Pallatit Mbretëror ka tentuar të qëllojë, por më pas ka dalluar se ishte vetë Mbretëresha Victoria.

Roja i rrëfeu Mbretëreshës se për pak sa nuk e kishte qëlluar. “Herën tjetër do të të telefonoj më parë që të mos më qëllosh”- i është drejtuar mbretëresha rojës. Dje Mbretëresha ka marre pjese ne aktivitetin e parë mbretëror që kur u sëmur rëndë nga i ftohti dhe u detyrua të mos merrte pjesë në aktivitetet gjatë festave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button