Politika

Ankesa e LSI-së, PD legjitimohet si palë

Kolegji Zgjedhor ka nisur procesin për ankesën e LSI-së për numëruesin e dytë, ku relator është gjyqtari Gjin Gjoni.

LSI në këtë seancë përfaqësohet nga Ylli Manjani, dhe Ilirjan Muho. Ndërkohë, nëpërmjet përfaqësuesit të saj Ivi Kaso, Partia Demokratike ka kërkuar të legjitimohet si palë në proces.

Sipas Kasos, “interesi jonë është që numëruesi i dytë t’i përkasë opozitës”, pra Partisë Republikane, dhe jo të diskutohet mes LSI-së dhe PDIU-së.

LSI e kundërshtoi këtë kërkesë ndërsa përfaqsuesi i PDIU-së dhe ata të KQZ-së ia lënë në dorë gjykatës. Trupi gjykues kryesuar nga Gjin Gjoni legjitimoi kerkesen e PD-se.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button