Kosova

Gazetarët protestë kundër sulmeve ndaj tyre

fillon-protesta-e-gazetar-euml-ve_2_hdAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i indinjuar me sulmet në rritje ndaj gazetarëve, i ftoi sot të gjithë gazetarët, përfaqësuesit e mediave, të shoqërisë civile dhe qytetarët në një protestë, në mesditë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Qëllimi i organizimit të kësaj proteste është sensibilizimi i opinionit me dhunën në rritje ndaj gazetarëve, sidomos pas rastit të fundit të plagosjes me thikë të kolegut, Milot Hasimja.
AGK u bën thirrje organeve të rendit dhe atyre të drejtësisë, që të ndërmarrin masa me qëllim të krijimit të një mjedisi të sigurtë për ushtrimin e profesionit të gazetarisë dhe të lirisë së shprehjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button