Politika

Peleshi: Shkrirje e institucioneve me funksione të njëjta

Duke prezantuar raportin për Ristrukturimin e institucioneve, kryesuesi i grupit të punës, NikoPeleshi u shpreh se “ky projekt do t’i vlejë çdo ministrie për ta integruar më tej në strukturën e vetë të institucioneve të varësisë”. “Kemi analizuar 500 institucione. Brenda një jave me sukses kemi plotësuar një pyetësor me 341 institucione,  një pyetësor i thjeshtë, por kuptimplotë dhe i dobishëm”, tha ai.

Peleshi paralajmëroi shkrirjen e institucioneve me funksione të njëjta.  “Nga 141 agjenci kemi ruajtur 104 agjenci dhe kemi shkrirë agjenci me më pak se 10 persona në staf, apo kemi shkrirë institucione që kanë funksione të njëjta”, tha ai.

Po ashtu Peleshi tha se “në bazë të organizimit rajonal, kemi organizuar territorin e Shqipërisë në 4 rajone të mëdha, sipas pikëpamjes zhvillimore”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button