Bota

Telefonata historike,Trump-Jinping: OK politikës së një Kine të vetme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump bisedon për herë të parë në telefon me homologun e tij kinez Xi Jinping.

Deri më tani ishim mësuar me një president kontravers i cili dukej se do të ndryshonte politikën e jashtme amerikane dhe jo vetëm, por kësaj here Trump ka zgjedhur t’i bindet linjës politike të Washingtonit.

Në telefonatën e gjatë kreu i Shtëpisë së Bardhë i cili gjatë të gjithë kohës ka “flirtuar” me çështjen e Tajvanit, ka pranuar të respektojë linjën tradicionale të politikës amerikane e cila prej vitesh njeh një Kinë të vetme.

“Dy udhëheqësit kanë biseduar për çështje të ndryshme dhe presidenti Trump ka rënë dakord të respektojë politikën tonë të një Kine të vetme”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Homologët do të përkushtohen në diskutime dhe marrëveshje të çështjeve të ndryshme që prekin interesat reciproke. Telefonata ishte thellësisht sjellje kortezie, ku dy presidentët kanë shprehur urimet më të mira për popujt e tyre”, citohet më tej në njoftim.

Presidenti kinez Xi Jinping ka vlerësuar njohjen e presidentit amerikan i cili u betua ne 21 janar. “Xi Jinping ka përshëndetur ardhjen e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe faktin se ky i fundit ka rikonfirmuar politikën e një Kine të vetme”, raporton televizioni shtetëror kinez.

Kohët e fundit manjati kish flirtuar me çështjen e Tajvanit duke luajtur me principin i cili i ndalon vendet e treta të kenë raporte diplomatike më ishullin e Tajvanit, i cili konsiderohet nga Pekini një provincë kineze.

Në vitin 1979 SHBA kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin dhe kanë njohur regjimin komunist të Kinës si i vetmi autoritet legjitim kinez. Por nga tjetër Washington vijon të ketë shkëmbime tregtare me Tajvanin të cili i shet armë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button