Zgjedhjet lokale 2015

KQZ shqyrton kërkesën e PS për Përrenjasin, kërkohet ç’regjistrimi i kandidatit Artur Topi, dyshohet se falsifikoi firmat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar sot për kërkesën ankimore të Partisë Socialiste për Përrenjasin. Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genci Gjonçaj ka kërkuar ç’regjistrimin e kandidatit Artur Topi, i cili sipas tij ka mashtruar zgjedhësit se do jetë kandidat i PS-së.

Lidhur me këtë fakt, KQZ ka kërkuar administrimin e prova në lidhje me sigurimin e firmave të kandidatit Topi, që sipas saj dyshohet se janë falsifikuar. Mësohet se gjatë mbledhjes së sotme, anëtarët e KQZ-së kanë votuar për këtë kërkesë, me 4 pro dhe 3 kundër.

“Gjatë mbledhjes, në nënshkrime janë gjetur probleme. Kërkojmë çregjistrimin e kandidatit Artur Topi. Kandidati në Përrenjas ka mashtruar zgjedhësit se do jetë i PS. Kandidati dorëzoi dokumentet jashtë afatit”, tha Gjonçaj.

Ai deklaroi se lista e zgjedhësve nuk është verifikuar pasi 16 firma janë hedhur nga i njëjti person, duke e quajtur procesin të deformuar.

“Lista e zgjedhësve nuk është verifikuar. 16 firma janë hedhur nga i njëjti person. Procesi është deformuar që në fillim të tij”, tha ai.

Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso tha se pretendimet e PS-së nuk qëndrojnë dhe se janë jashtë logjike. “Asnjë kandidat i PS nuk ka nevojë për firma për kandisim. Pretendimet s’qëndrojnë janë jashtë logjike”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button