Politika

Balla letër Metës për çështjet e CEZ

Taulant Balla, kryetari socialist i komisionit hetimor për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë privatizimit të operatorit të sistemit të shpërndarjes (OSSH), i kërkoi sot kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta zgjatjen per një periudhë 3-mujore të afatit të veprimtarisë të këtij komisioni.

Në një letër drejtuar kreut të Kuvendit, Balla thotë se ndonëse komisioni ka vijuar punën në përmbushje të objektit për të cilin është krijuar, afati ligjor i funksionimit të tij përfundon më 13 tetor 2016.

Komisioni, vijon ai, nuk ka mundur të funksionojë normalisht pas lënies së mandatit të deputetit nga ana e nënkryetarit Sherefedin Shehu dhe moszëvendësimit të tij nga grupi i PD-së.

Gjithashtu për shkak të numrit ende të madh të dëshmitarëve që do të thërriten, si dhe volumit që përmban dokumentacioni që do të shqyrtohet, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar nismëtar për ngritjen e këtij komisioni, do t’ju kërkoja zgjatjen e afatit të veprimtarisë të tij për një periudhë 3-mujore. përfundon letrën e tij kryetari i komisionit për hetimin e CEZ-it.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button