Kosova

Vetëvendosje zhvendoset në Tiranë: Protestë kundër demarkacionit

Shqiptarët kanë toka për të marrë në Ballkan jo për të dhënë. Politik bërësit shqiptarë të heqin dorë nga tradhëtitë. Kryeministri përpara se të përkthejë në serbisht, “Kurbanin” e tij të hedhë sytë nga kurbani i trojave shqiptare. Historia nuk gjykon vetëm tradhëtarët por dhe indiferentët”

Kjo u bë thirrje sot në protestën e shoqërisë civile që po mbahet në Tiranë përara Ambasadës së Kosovës.

Në këtë tubim aktivistët shprehën shqetësimin e tyre sa i takon Marrëveshjes për shënimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjatë muajit dhjetor 178 intelektualë, studiues e profesioni i ishin drejtuar opinionit me vërejtjet e shqetësimet sa i takon kësaj marrëveshje.

Po ashtu gjatë qershorit u në Tiranë u organizua konferencë shkencore me studiues shqiptarë të Kosovës e Shqipërisë ku u paraqitën fakte e argumente ku sqarohej humbja e 8200 hektarëve tokë në dëm të Kosovës.

Po gjatë kësaj kohe një grup prej 139 akademikë, intelektualë, profesorë, studiues, ushtarakë, gazetarë, profesionistë dhe studentë janë bashkuar në një thirrje drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me anulimin e marrëveshjes aktuale të Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button