Kosova

Çollaku e Zhbogar të zhgënjyer me mosvotimin e anëtarëve të OSHP-së

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takim përfaqësuesin special të BE-së, njëherësh shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar me të cilin ka diskutuar lidhur me përgatitjet që janë bërë për të pritur misionin vlerësues të ekspertëve lidhur me përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të KE-së në procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri Çollaku, konstatoi se institucionet përgjegjëse për përmbushjen e kritereve të fundit, janë të gatshme dhe mirë të përgatitura për të pritur dhe për t’ju përgjigjur interesimit të ekspertëve të misionit vlerësues.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën edhe njëherë zhgënjimin për mosvotimin e anëtarëve të Bordit të OSHP-së nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Përkundër kësaj ishte përfundim i përbashkët që institucionet përgjegjëse duhet të riprocedojnë këtë çështje brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore.

Po ashtu është diskutuar lidhur me përgatitjet e institucioneve të Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, e cila do të hyj në fuqi më 1 prill.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button