roze

Vetëvrasja e Kurt Cobain

Imazhet e pushkës me të cilën vrau veten lideri i grupit Nirvana, Kurt Cobain, në 8 prill të vitit 1994, u bënë për herë të parë publike. Policia e Siatellit shfaqi fotot e papublikuara më parë në faqen e saj në internet.

Imazhet e realizuara në vitin 2015, tregojne një detektiv që mban në dorë pushkën. Policia nuk ka sqaruar se përse i ka realizuar fotot një vit m ëparë, dhe përse po i bën publike ato vetëm tani.

Mungesa më shumë se 20-vjeçare e imazheve të armës me të cilën u vra Cobain, vlerësohet si e dyshimtë sipas disa komplotistëve që vazhdojnë të pretendojnë se rrethanat e vetëvrasjes së Kobainit nuk jane zbardhur plotësisht.

Mëngjesin e 8 prillit të vitit 1994, trupi i liderit të grupit Nirvana u gjet nga një elektricist në shtëpinë e tij pranë liqenit të Uashingtonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button