Politika

Rama u kërkon ndihmë pensionistëve: Nxisni fëmijët tuaj të paguajnë sigurimet shoqërore

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një letër të personalizuar pensionistëve shqiptarë, në të cilën iu kërkon ndihmë që të nxisin fëmijët dhe nipërit e tyre të paguajnë sigurimet shoqërore.

Rama32Rama i ka vënë në dijeni ata për reformën e re të pensioneve dhe përfitimet që vijnë nga skema e re. “Formula e re e llogaritjes së pensionit, – shkruan Kryeministri në letër, – që do të zbatohet duke filluar me ata që do të dalin në pension pas datës 1 janar 2015, nuk kufizohet më nga asnjë pension tavan dhe garanton një pension më të lartë për të gjithë ata që kanë më shumë vite të sigurura e në varësi të shumës që kanë kontribuar. Ja pse dua t’ju kërkoj sot ndihmë, me përulësi e mirënjohje, që të nxisni fëmijet, nipat, mbesat apo të afërmit tuaj, që të mos shohin vetëm sot për sot duke punuar punuar në të zezë, por të paguajnë kontributet e sigurimit shoqëror,”- thekson Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button