Kosova

Tensione në Prishtinë; në Kuvend vetëm mazhoranca, jashtë sulmohet godina

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka rinisur në një sallë alternative, pa pjesëmarrjen e pjesës më të madhe të deputetëve të opozitës, por kjo gjë ka tensionuar situatën jashtë ndërtesës, ku mbështetës dhe simpatizantë të forcave opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, kanë nisur të hedhin bojë dhe gurë në drejtim të Kuvendit.

Protestuesit e irrituar kanë bllokuar edhe një rrugë pranë sheshit “Skënderbeu”, duke përmbysur kazanët e mbeturinave, ndërkohë që ata pak deputetë të papezulluar të opozitës kanë marrë thirrje nga kryeparlamentari Veseli që të mos hedhin sërish gaz lotsjellës, përndryshe do të mbanin përgjegjësi për jetët e deputetëve, si pasojë e hapësirës jo shumë të madhe të sallës.

Megjithatë, njëra nga deputetet e opozitës, Besa Baftiu, e cila nuk është përfshirë në listën e Kryesisë së Kuvendit të të pezulluarve, ka deklaruar se nuk është lejuar të shkojë në sallën alternative, që të marrë pjesë në seancën që po zhvillohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button