Zgjedhjet lokale 2015

Haxhinasto dhe Dokle në mbështetje të Toskes: Alternativa e duhur për njerëzit që e duan punën

Kandidati i ASHE për bashkinë e Cërrikut, Altin Toska, zhvilloi takimin përmbylljes për zonën e Sulovës. Deputeti Dokle një nga mbështetësit e Toskës bëri thirrje që ta votojnë si një nga alternativat më të mira për ta ndryshuar këtë zonë, që njihet për njerëz që e duan punën.

“Sulovarët janë njerëz të ndershëm, njerëz të punës. Jemi mbledhur që pas pak ditësh, djalin tuaj, djalin e kësaj zone që fillon nga Cërriku dhe mbaron në kufi me Frashërin ta bëjmë kryetar të Bashkisë së madhe”, tha Dokle.

Ministri Haxhinasto vlerësoi programin që ka Toska për përmirësimin e fshatit.haxhinasto

“Propozimet e tij janë për bujqësinë me qëllim që ju të zgjidhni problemet e vaditjes, farave, plehrave, çmimeve të larta të tyre. Apo më pas, problemet e prodhimit, të agropërpunimit me qëllim që ajo që prodhoni të shijohet nga ju”, deklaroi Haxhinasto.

Altin Toska siguroi se do gjendet gjithmonë pranë njerëzve që të kenë më shumë ujë të pijshëm, kanale për vaditje, rrugë, treg për prodhimet bujqësore, shkolla dhe kopshte më të mira, etj.

Toska1“Unë do merrem me menaxhimin dhe zgjidhjen e halleve që ju keni. Unë nuk do të vi në politikë që të zbresim hënën në tokë, unë do rri këtu që të çojmë ujin vaditës atje ku i duhet fermerit që të vadisë tokën dhe të maksimalizojë prodhimin e tij”, deklaroi kandidati Toska.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button