Kosova

Deputeti i VV-së Faton Topalli shoqërohet në Prokurori

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli ndodhet në Pallatin e Drejtësisë, ku pritet të marrë vendimin e prokurorit, bën të ditur KosovaPress.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli ka njoftuar para pak minutave përmes Facebookut se policia e ka ndaluar brenda Kuvendit të Kosovës dhe nuk po e lejon të dalë.

“Para gjysmë ore hyra në Kuvend për t’i kryer detyrat që më takojnë si deputet. Tani policia nuk më lë të dal nga Kuvendi. Nuk më thanë asnjë arsye pse nuk mund të dal. Momentalisht jam i arrestuar brenda Kuvendit. Kryeministri Mustafa po feston një vjetorin e pushtetit të tij përmes arrestimit të deputetëve të opozitës. Po në rrugën tonë për Republikën e Kosovës nuk mund të na ndal askush”, ka shkruar Topalli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button