Politika

PR: Me paratë e drogës qeveria do blejë zgjedhjet e 2017-s

Partia Republikane ka akuzuar Ministrinë e Brendshme se, “u përpoq dje t’i hidhte hi syve popullit shqiptar lidhur me situatën e paprecedentë që është krijuar në Shqipëri për kultivimin e kanabisit”.
“Por nuk ka asnjë lloj raporti të porositur që t’i hedhë hi syve shqiptareve tashmë dhe t’i bëjë të besojnë që e zeza që shohin nuk qenka e zezë, por qenka e bardhë”, ka deklaruar Blendi Sulaj, kryetar i PR për Tiranën.
Sipas tij, “të gjithë në Shqipëri e dinë tashmë se vendi është mbushur me kanabis dhe se ky shpërthim i kultivimit të tij nuk bëhet dot pa mbështetje nga lart”.
Sulaj shton më tej se, “Partia Republikane është e bindur se kjo gjendje skandaloze e kultivimit të kanabisit përfaqëson një rrezik ekstrem për demokracinë e brishtë të Shqipërisë”.
“Me këtë situatë kultivimi kanabisi, ky pushtet i ka të sigurta që i blen edhe votat e zgjedhjeve te 2017-s. Edi Rama dhe oligarkët e tij po i shtyjnë qëllimisht shqiptarët të ikin të nëpërkëmbur nga ky vend, që po zhytet që tani në neodiktaturë”, ka thënë Sulaj.
Në emër të PR, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos intimidohen nga droga dhe drogmenët, “por të bashkohen rreth opozitës së djathtë për ta shporrur këtë kastë kultivuesish”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button