Kosova

Kosova më e mirë se rajoni në arsim të lartë (Dokument)

Përkundër problemeve të theksuara në arsimin e lartë, Kosova megjithatë ka arritur t’i dominoj vendet e rajonit në rangim të programeve Master, pasi programi Master në Menaxhment nga Kolegji Universum është ranguar si i 16-ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushë në botë, nga Agjencia prestigjioze franceze Eduniversal, si i vetmi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Serbia dhe Mali i Zi.

 Në letrën e Presidentit të kësaj Agjencie, përgëzohet Kolegji Universum për këtë arritje të jashtëzakonshme, ku vihet në pah edhe metodologjia e këtij vlerësimi i cili konsiston në tri fusha kryesore: prestigjin e programit të vlerësuar nga punëdhënësit; rrogën mesatare të sapo diplomuarve të programit dhe kënaqshmërinë e studentëve me programin, vlerësuar përmes një pyetësori direkt nga ana e Eduniversal.

Listën e programeve të ranguara mund ta gjeni në linkun:http://www.best-masters.com/ranking-master-general-management-in-eastern-europe.html

Programi Master i Kolegjit Universum është i vetmi në këtë listë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.

Kolegji Universum është institucioni lider dhe më inovativ i arsimit të lartë në Kosovë, i ranguar qysh në vitin 2012 si një ndër 1000 institucionet më të mira në botë po nga Eduniversal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button