Kosova

Ban Ki-moon: Nuk ka pasur progres në dialogun Kosovë – Serbi

Këshilli i sigurimit të OKB-së do të takohet më 25 gusht në Nju Jork për të diskutuar rreth situatës në Kosovë.

Në raportin e tij për Kosovën që përfshinte periudhën prej 16 prill deri më 15 korrik të 2016-ës, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka kërkuar nga liderët e Beogradit dhe Prishtinës që të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mënyrë që të përftojnë të gjithë, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net.

Ban Ki-moon vlerësoi se nuk është bërë shumë progres në implementimin e marrëveshjeve, por theksoi se që të dyja palët kanë shprehur interesim që dialogu të vazhdojë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button