Politika

Ministrave u jepen shkolla në patronazh. Rama: Për kë kërkon bukë, s’kam para. Për atë që jep ide, kam

Secili prej ministrave të Qeverisë, përfshirë Kryeministrin Rama, do të marrë në patronazh një shkollë në vend për t’i mbikëqyrur në aktivitetin e tyre dhe do të jetë përgjegjës për të.

1424094859ramakonferenceLajmin e ka njoftuar sot, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një takim me drejtues të Arsimit në vend në kuadrin e 7 Marsit ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri. Nikolla tha se projekti i nisur me iniciativën e Kryeministrit synon shndërrimin e shkollave në qendra komunitare.

Kryeministri Rama në fjalën e tij vlerësoi projektin dhe tha: “Mua më ngarkuan dy shkolla, në fakt. Ne duam t’i japim mbështetje më shumë komuniteteve nëpërmjet shkollës dhe ne duhet të nxisim tek nxënësit, shpirtin e sipërmarrjes. Për kë kërkon bukë, nuk kam para. Për kë ka ide, kam para. Sepse nëpërmjet financimit të një ideje, mund të ushqejmë shumë më tepër njerëz. Ne duhet të stimulojmë shumë mënyrën e të punuarit nëpërmjet projekteve.” Kryeministri theksoi në fjalën e tij se nëpërmjet projekteve mund të thithim fonde nga Bashkimi Europian: “Për të marrë paratë duhet dije, jo para. Ndaj ne duhet ta transformojmë mjedisin e shkollës në një vend ku merren dije dhe përgatiten qytetarë për një botë që po bëhet gjithnjë e më vështirë.”

Me rastin e festës së 7 marsit, arsimtarët shqiptarë janë uruar sot nga kreu i shtetit, Presidenti Bujar Nishani me anë të një kartoline publike. Po ashtu, edhe nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button