Politika

Beleri: Vota juaj shpëton vendin

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri ka dhënë mesazhin e tij të parë nga burgu.

“Nesër vota juaj shpëton vendin”, është shprehur ai.

Mediat greke kanë publikuar reagimin e tij, ndërsa theksojnë se mesazhi i është drejtuar votuesve për zgjedhjet që pritet të mbahen ditën e nesërme, 14 maj.

“Momenti është tani!! Ju dua të gjithëve në krah!! Asnjë të mos mungoj në zgjedhjet e 14 Majit!! Të gjithë jemi NJË dhe ju falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen, për dashurinë dhe ndihmën tuaj!! Të gjithë bashkë për ndryshimin!! Për të ardhmen e vendit tonë!”, ka thënë në mesazhin e tij Beleri.

Fredi Beleri u arrestua disa ditë më parë me akuzën blerje votash.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button