Politika

Forumi Davos: Rama takon Mbretin e Jordanisë Abdullah II, konsensus kundr ekstremizmit

Jordania do të mbështesë Qendrën Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Tiranë.

Këtë e konfirmoi të mërkurën Mbreti i Jordanisë Abdullah II, i cili zhvilloi në Davos një takim dypalësh me Kryeministrin Edi Rama, ku diskutuan mbi sfidat e përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Kryeministri Rama e informoi Mbretin Abdullah në lidhje me Qendrën Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, e cila është gati për të nisur aktivitetin e saj në Shqipëri.

Mbreti Abdullah e falënderoi Kryeministrin Rama për mbështetjen dhe të gjitha përpjekjet e bëra në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe ofroi të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e Mbretërisë së Jordanisë për Qendrën Rajonale në Tiranë.

Në fokus të bashkëbisedimit miqësor ishte organizimi në pranverë në Shqipëri, i një takimi ndërkombëtar shumëpalësh mbi sigurinë rajonale dhe ndërveprimin kundër ekstremizmit të dhunshëm (në kuadër të iniciativës globale të Akaba-s, nisëm e Madhërisë së Tij).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button