Politika

Hafizi: Referendumi, një farsë. Mos votoni

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi i ka kërkuar anëtarësisë së Partisë Socialiste që të mos marrë pjesë në referendumin e së shtunës.

“Si deputete e PS dëshiroj t’u them socialistëve, mos u bënë pjesë e kësaj farsë, mos lejoni t’u nëpërkëmbin”, deklaroi ajo.

Përmes një deklarate për mediat, deputetja e qarkut të Shkodrës e quan referendumin një farsë dhe ngriti shqetësimin se do të ketë shkelje.

“Ky referendum nuk ka të bëjë me asnjë prej shqetësimeve të shqiptarëve, as për shëndetësinë, as për arsimin, as për demokraci në PS. Ky është një përpjekje e pashpresë për të legalizuar mandatin 7-vjeçar të kryetarit. Ky referendum është produkt i shkeljeve të panumërta të statusit . Është realizuar pa asnjë shpjegim”, thotë Hafizi.

Një ditë më parë, Ben Blushi e quajti referendumin një “PaRama Papers” dhe ftoi socialistët që të kthehen në vëzhgues vullnetarë në gjithë procesin, që nga votimi, pjesëmarrja e deri tek rezultati sepse sipas tij që të gjitha këto do të manipulohen.

“Ky referendum është “PaRama Papers”, pra jo “Panama Papers”, por “PaRama Papers”. Këto janë letrat e falsifikuara të Edi Ramës brenda PS për të grabitur një mandat”, tha Blushi.

Por Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi rrëzoi këto pretendime duke thënë se transparenca është maksimale.

“Votimi dhe numërimi do të jetë transparent, po ashtu votimi do të jetë nën syrin e gjithë mediave dhe vëzhguese që janë caktuar tashmë. Sa i përket transparencës, në çdo qendër votimi janë afishuar listat me mbi 81 mijë anëtarët e PS”, tha Klosi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button