Kosova

Kurti -Borellit: Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për telefonatën që ka pasur mbrëmë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borell, i cili ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në Forumin e “Sir Bani Yas”.

“Mbrëmje e vonë në Kosovë për mua, natë e vonë në Emiratet e Bashkuara Arabe për të — një telefonatë e mirë me Përfaqësuesin e Lartë  të BE , Josep Borrell. Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. Ia bëra me dije se nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje,  kishte 0 incidente apo ankesa” shkroi kryeministri Kurti në Twitter.

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikë të Jashtm, mbrëmë  vonë doli me një deklaratë, në të cilën kërkoi që Kosova dhe Serbia të përmbahen, duke mos ndërmarrë veprime të njëanshme.

Late evening in Kosova for me, late at night in UAE for him — a good call with HR/VP @JosepBorrellF. There is no alternative to dialogue & institutions. Informed him that, of 843 reprimands issued so far by police to drivers of cars with illegal plates, 0 incidents or complaints.

— Albin Kurti (@albinkurti) November 6, 2022

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button