Kosova

PDK në Mitrovicë: Në veri po ndodh kolonizimi

Kryesia e degës së PDK-së në Mitrovicë ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilin është diskutuar për gjendjen në Mitrovicë pak situatës së krijuar me rastin i fillimit të punimeve për ndërtimin e qindra shtëpive në të ashtuquajturën Lugina e Diellit nga qeveria e Serbisë.

Në këtë takim është diskutuar edhe për mospërmbushjen e marrëveshjes së Brukselit për revitalizimin dhe hapjen e Urës së Ibrit për lëvizje të lirë e cila duhet realizuar deri më 15 qershor të këtij viti, njofton Klan Kosova.

“Ishte konstatim i të gjithë anëtarëve të kryesisë së degës në Mitrovicë dhe kryetarëve të degëve të PDK-së nga lokalitetet e pjesës veriore se tani dy vjet e gjysmë nuk është ndërtuar asnjë shtëpi për shqiptarët në pjesën veriore si dhe gjendja sociale e qytetarëve, për shkak të diskriminimit që po i bëhet është vështirësua tejmase aq sa për një numër është bërë padurueshme”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Mitrovicë.

“Revolta e qytetarëve është në rritje dita ditës, e në këtë drejtim po kontribuon qeveria e Serbisë, e cila me projektet e saja po e kolonizon pjesën veriore pa u penguar fare as nga Qeveria e Kosovës as nga ndërkombëtarët”.

“Është e habitshme se si lejohet një gjë e tillë për serbët, të cilët e shfrytëzojnë edhe buxhetin e Kosovës për këtë qëllim, ndërsa ndalohet për banorët shqiptarë që të kthehen në pronat e tyre të shkatërruara nga lufta dhe të ndjekur me dhunë vitet e pasluftës, e drejtë garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare, andaj ne, partia më e madhe në Mitrovicë bashkë me kryetarët e kësaj partie nga lokalitetet veriore të Kosovës shprehim indinjatën tonë të thellë dhe kërkojmë urgjentisht të ndërpriten këto veprime”.

Kryesia e degës së PDK-së në Mitrovicë kanë kërkuar nga Qeveria që t’i qasen seriozisht veriut të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button