Politika

Meta: Basha, shërbëtori më i devotshëm i Ramës, për kapjen e Reformës në Drejtësi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi në një intervistë televizive se, kreu i PD, Lulzim Basha është shërbëtori më i devotshëm i kryeministrit Edi Rama, për kapjen e shtetit dhe Reformës në Drejtësi

I pyetur për qëndrimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për Vetingun, Meta ironizoi qëndrimet e tij duke u shprehur se Basha ndërroi faqen, dje mallkonte dhe sot lavdëron.

“Lulzimi faqen ndërron, dje mallkonte, sot lavdëron”, tha Meta, duke shtuar se, “Lulzim Basha është shërbëtori më i devotshëm i Edi Ramës, për kapjen e shtetit dhe Reformës në Drejtësi”.

“Basha është në thelb një politikan absurd, pa koherencë”, theksoi Meta.

Meta shtoi se, “Lulzim Basha është dështim dhe i shantazhueshëm në çdo aspekt. I vetmi politikan që humbjet i paraqet si fitore”

Ai u shpreh krenar për kontributin e tij për miratimin me 140 vota pro në Kuvend të Reformës në Drejtësi.

“Nuk jam bërë dhe nuk bëhem kurrë pengesë, për çështje të rëndësishme, si Reforma në Drejtësi. Dështimi i Reformës në Drejtësi nuk ka ardhur kurrë nga Ilir Meta”, tha ai.

“Fakti që sot nuk kemi një përgjigje nga Prokuroria se çfarë ka ndodhur me kallëzimin penal të Presidentit për falsifikimin e provave të Kuvendit të depozituara në Gjykatën Kushtetuese, sigurisht që tregon se kjo reformë ka dështuar”, u shpreh Meta.

“Çdo humbje e Lulzim Bashës, ai e shpall si fitore. Lulzim Basha ka përgjegjësi të madhe në këtë vend, ai hodhi në erë pluralizmin politik në këtë vend. Ai dogji mandatet dhe i dorëzoi të gjitha institucionet e pavarura të Edi Rama. Bojkotoi reformën në drejtësi dhe i dorëzoi edhe pushtetin vendor, duke mos pasur opozita asnjë këshilltar në të gjithë Bashkitë e vendit”, tha Meta.

Meta shtoi se, nuk pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese por pret 24 korrikun.

“Nuk pres fare vendimin e Gjykatës Kushtetuese, unë pres vetëm 24 korrikun 2022”, tha Meta.

“Populli shqiptar ka nevojë për lidership. Populli ka nevojë të marrë në dorë fatin e vet, dhe të kërkojë llogaridhënie tek ata, që e drejtojnë atë. Pas 24 korrikut 2022 do angazhohem, për të vendosur themelet e Republikës”, shtoi Meta.

“Në sheshbetejë unë do të jem pas 24 korrikut, pavarësisht padurimit tuaj. Unë raportin e kam me popullin tim dhe e kam të shkëlqyer”, u shpreh Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button