Zgjedhjet lokale 2015

Kosova me gratë kryefamiljare: Takimi më i vlefshëm i fushatës. Ti kthejmë sytë nga ky kontigjent

Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Halim Kosova zhvilloi sot një takim me disa gra kryefamiljare me probleme ekonomike dhe sociale. Teksa është ndalur të komentoi takimin, doktor Kosova deklaroi para mediave se problemet e kësaj kategorie duhet të bëhen të dukshme që të gjejnë zgjidhje.

Sipas kandidatit të djathtë, përveç ndihmës mjekësore që do i ofrohet këtyre grave, pohoi se ky ishte një ndër takimet më të vlefshme të kësaj fushate. Më tej ai theksoi se “menndja do ti ngelet tek këto gra, edhe kur të ik nga qendra’.

“Takova një grup grash, të cilat janë përfaqësuese të një numri akoma më të madh, që rrinë të heshtura të dhunuara dhe sakrifikojnë për hir të fëmijëve, ky është një problem shumë i prehtë që është prekur nga mediat. Por ky problem mund të gjejë zgjidhje duke i bërë të dukshme. Nëse problemet do i nxjerrim mbi tavolinë, ato do bëhen të dukshme. Unë vërtetë po largohem nga kjo qendër, gjithë ditën do ngelen në mëndje. Nuk u premtova gjë. Them se do ketë qenë një nga takimet më të vlefshme, dhe të orientohem të di se çfarë heq kjo popullatë”, -pohoi Kosova.

I prekur nga takimi, Kosova apeloi që të gjithë të kthejmë sytë drejt këtij kontigjenti në nevojë. “Nuk është vetëm problemi i vetëm ana shëndetësore, pasi këtë e zgjidh, por do shohim ç’të bëjmë më shumë. Shoqëria duhet ti kthejë sytë karshi këtij kontingjenti. Është fatkeqësi e jashtëzakonshme, kur familja ‘gëzohej’ kur kishte një fëmijë me të meta mendore, pasi merrte prej tij një asistencë. Por këto janë sinjale për bindjet që unë kam marrë.”, tha Halim Kosova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button