Politika

Rizgjedhja e Bashës, vjen dorëheqja e parë në PD

Një nga kritikët më të fortë të Lulzim Bashës për zgjedhjet në parti, ka dhënë dorëheqjen menjëherë sapo Basha doli në konferencë si fitues i zgjedhjeve të djeshme.

Kreu i Departamentit të Ish -të Përndjekurve Politikë, Tomor Alizoti, postoi këtë mesazh në faqen e tij në Facebook:

“Në përfundim të votimit të anëtarësisë së PD për kryetarin e saj jap sot dorëheqjen time nga detyra e drejtorit të departamentit të ish të përndjekurve dhe nga ajo e anëtarit të kryesisë.

Unë, pas humbjes dramatike të PD-se mbrojta qendrimin se z Lulzim Basha ishte pergjegjes kryesor per kete humbje dhe duhej te dorehiqej ne menyre qe partia te niste nje proces reflektimi dhe ringritjeje. Doreheqja do te ishte nje akt demokratik i nevojshem dhe nje pranim i vertete i pergjegjesive.

Vetem keshtu ne do te kishim mundesine e ndertimit te nje fryme dhe force te vertete opozitare. Z Basha zgjodhi nje qasje tjeter duke iu imponuar normave perendimore dhe duke u rizgjedhur, kesisoj une si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh te dorehiqem.

Mbetem nje mbeshtetes i paepur i PD dhe i te djathtes  dhe shpresoj qe ajo shume shpejt te zere vendin qe meriton. Mirenjohje te thelle per te gjithe mbeshtetesit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button