Politika

Emri i Nishanit për guvernatorin e ri, për momentin askush nuk flet

Pas publikimit te emrit qe zyra e presidentit kërkon te emëroje si guvernator Gent Sejkon, mazhoranca ende nuk ka shprehur qëndrimin, nëse do te emërohet ne këtë post apo do te mbetet vetëm kandidati i pare ne liste.

Te kontaktuar nga Vizion Plus, disa nga anëtaret e grupit te punës per çështjen e Bankës se Shqipërisë, nuk kane pranuar te shprehen për këtë çështje.

Kryeministri Rama ka vene ne këtë grup kreun e Komisionit te Ekonomisë, Erjon Braçen, atë te ligjeve, Fatmir Xhafajn, Petrit Vasilin dhe dy ministrat, Shkelqim Canin dhe Arben Ahmetajn.

Megjithatë, disa jave me pare, vete Rama tregoi se mazhoranca kishte dëshire te emëronte ne këtë post Denada Priftin, e cila punon ne Gjermani dhe ka shtetësi gjermane.

Vullneti per te emëruar znj.Prifti ne kete post duket edhe te ndryshimi qe Kuvendi po i ben ligjit per Bankën e Shqipërisë, ku po shfuqizohet neni ku anëtari i bordit duhet te jete patjetër shtetas shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button