Politika

‘Vettingu”, Meta: Me 18 prill, Kuvendi seancë të jashtëzakonshme

Kryetari i kuvendit, Ilir Meta përmes një letre dërguar kryetarëve të grupeve parlamentare, njofton se me datën 18 prill, parlamenti do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme.

Po ashtu, duke sjellë në vëmendje faktin se OMN-ja ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve për komisionet e vettingut, Meta u ka bërë thirrje partive politike që të paraqesin kandidatët e tyre.

Në rend të ditës do të jetë miratimi i projektvendimit te Kuvendit “Per krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 12 anetare, te perzgjedhjes se kandidateve per institucionet e rivleresimit sipas “Per rivleresimin kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise” .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button