Bota

Terror në Francë, tjetër pengmarrje në Paris, 2 viktima. Vrasësit në ‘Charlie Hebdo’, të rrethuar nga policia

Ndërkohë që 80 kilometra larg Parisit po zhvillohet operacioni për kapjen e dy autorëve të mundshëm në redaksinë e “Charlie Hebdo”, rreth orës 13:00 po në kryeqytetin francez në zonën Porte de Vincennes, ka pasur të shtëna armësh.

for-620x254Mediet franceze bëjnë dije paraprakisht se bëhet fjalë për 2 viktima për shkak të të shtënave, ndërkohë që pesë persona të tjerë po mbahen peng.

Burime të policisë bëjnë të ditur se është marrë peng më shumë se një person përpara një supermarketi ushqimor shumë të frekuentuar nga komuniteti hebre. Janë dy ngjarje që po zhvillohen paralelisht në Francë dhe që mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

Sipas shtypit francez, protagonist i kësaj pengmarrjeje duhet të jetë vrasësi që ekzekutoi dje në mëngjes në Paris një agjente policie. Në ndërtesë dyshohet se ndodhen 5 pengje, mes të cilëve edhe gra.

largea_5365875661420812687Policia ka publikuar dy foto të pengmarrësve të mundshëm, ku dyshohet të jetë një mashkull afrikan me ngjyrë mbi 30 vjeç i identifikuar si Ahmed Coulibalu dhe një femër e bardhë me origjinë msylimane rreth 27 vjeçe, Hayat Boumeddiene.

Autori i të shtënave dhe i pengmarrjes në supermarketin parisien, dyshohet të jetë sipas policisë vrasësi i agjentes. “E dini se kush jam! E dini se kush jam!”, – i ka ulëritur ai dy herë policisë që ka rrethuar zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Me qindra forca policie, agjentë civilë dhe snajperistë të maskuar me rroba dhe kapuçë të zinj ndodhen 50 metra larg supermakretit gati për të ndërhyrë. Zona është rrethuar dhe banorët e apartamenteve pranë, u është bërë thirrje të largohen nga shtëpitë dhe të mos dalin në dritare. Forcat speciale e kanë të vështirë të ndërhyjnë, pasi autori mund të ketë eksploziv me vete.

Members of the French gendarmerie intervention forces arrive at the scene of a hostage taking at an industrial zone in Dammartin-en-Goele, northeast of ParisNdërkohë operacioni i forcave speciale franceze në ndjekje të vrasësve të dyshuar kundër redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”, duket se po i afrohet fundit.

Mësohet se janë dëgjuar të shtëna të fuqishme dhe ka pasur shkëmbim zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm mes policisë dhe dy vëllezërve Kouachi në qytezën Dammartin-en-Goele, ku duket se janë fshehur.

Sipas mdieve franceze, dy terroristët janë rrethuar në një ndërmarrje, ku kanë marrë peng edhe disa persona. Për herë të fundit ata u panë dje në mbrëmje nga helikopterët e e policisë në vrilindje të Parisit.

dailySipas gazetës “Le Parisien”, raportohet se nga pengmarrja e personave në ndërmarrje, dy persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 20 janë plagosur.

Por më pas lajmi është përgënjeshtruar nga Prokurori i Përgjithshëm i Francës, i cili ka konfirmuar se nuk ka as viktima dhe as persona të plagosur.

Zona është rrethuar totalisht dhe mësohet se policia nuk ka lejuar as mediet të informohen apo të filmojnë.

Edhe kreu i bashkisë së Dammartin ka konfirmuar pengmarrjen në zonën industriale. Policia ka nisur negociatat me vëllezërit Kouachi për lirimin e pengjeve, duke mos tentuar për momentin asnjë aksion që mund të shkaktonte një kasaphanë të vërtetë mes personave që mbahen peng në fabrikë.

fabri12:30 – Dëshmia e shitësit: Agresori më tha se nuk vrasim civilë

Ndërkohë, “Radio France’ ka marrë dëshminë e një shitësi, i identifikuar si ‘Didier’ pa dashur të tregojë emrin e vërtetë, se kishte shkuar për punë përpara depozitës së tipografisë ku gjenden të rrethuar nga policia vëllezërit Kouachi.

“Kur mbërrita, – ka thënë dëshmitari, – klienti im doli me një person të armatosur, që u paraqit si i policisë. Klienti im më tha të largohesha, ndaj dhe u largova. Personi që tha se ishte i policisë, më tha: ‘largohu, gjithsesi nuk vrasim civilë’. Ishte një gjë që më bëri shumë përshtypje dhe vendosa të njoftoj policinë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button