Kosova

Serbët në protestë kundër ndryshimit të statusit të Trepçës

Protesta dhe bllokadat e paralajmëruara nga serbët për kundërshtimin e ndryshimit dhe plotësimit të projektligjit për Trepçën, kanë nisur në tri vende të ndryshme.
serbet_72872Rreth 500 qytetarë tashmë janë mbledhur në fshatin Rudarë, ku edhe kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën Leposaviq – Mitrovicë.
Gazetari i KosovaPress, raporton se në këtë tubim ka edhe pjesëtarë të grupit të ashtuquajtur “Civilna Zastita”.
Protesta është organizuar edhe para vendndodhjes së Trepçës në Leposaviq. Në këtë vend, raportohet se janë mbledhur rreth 300 qytetarë serbë, ndërkohë që një tubim ka filluar të bëhet edhe në Zubin Potok.
Serbët e veriut paralajmëruan sot bllokimin e rrugës Mitrovicë-Leposaviq, duke protestuar kundër privatizimit të paralajmëruar të Trepçës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.
Sipas këtyre burimeve, ata do të mblidhen nga ora 9:00 deri në ora 10:00 në fshatin Rudarë të komunës së Zveqanit, ndërsa protesta është paralajmëruar të jetë e qetë.
Mësohet se organizatore e kësaj proteste është sindikata e punëtorëve të Trepçës në veri, ndërsa përveç punëtorëve të këtij kombinati, janë ftuar edhe punëtorët e të gjitha institucioneve shoqërore në veri, në mënyrë që numri i protestuesve të jetë sa më i madh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button