Politika

Kokëdhima, dy herë anëtar i Asamblesë. Ikin kritikët dhe “të vjetrit”

Surpriza më e madhe e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Asamblesë socialiste ishte Koço Kokëdhima. Pavarësisht se deputetët janë automatikisht pjesë e Asamblesë, deputeti i Vlorës ka shënuar një precendent, duke u zgjedhur dy herë. Ai është votuar gjithashtu nga Kongresi.
“Në qoftë se një funksionar politik dëshiron të konfirmojë me votë vendin e tij në Asamble, kjo është e lejuar nga pikëpamja statutore”. Kjo ishte përgjigjja e Kokëdhimës, përballë akuzave se kjo lëvizje vinte nga droja e humbjes së mandatit në Kushtetuese.
Në Asamblenë e re nuk do të jenë 4 mbështetës të Ben Blushit, si Maqo Lakrori, Ndre Legisi, Petrit Ago dhe Suzana Akrama.
Nga ana tjetër, delegatët kanë votuar dy figura nga Qarku i Elbasanit, të anatemuara prej tij, si Bukurosh Stafa, ish-deputet, dhe Hektor Çiftja, për të cilin Blushi lëshoi batuta nga sallla e Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani”.
Pjesë e Asamblesë nuk do të jenë disa emra të vjetër e të rinj në PS, si Bashkim Zeneli, Luan Hajdaraga, Keti Bazhdari, Theodhori Sollaku dhe Petrit Malaj.
Ata janë zëvendësuar nga prurjet e reja, ku bien në sy disa drejtorë institucionesh të rëndësishme, si ai i OSHEE-së, Ardian Çela, drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, si dhe Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button