Politika

Tony Blair pushime në Shqipëri, takohet me Ramën në Himarë

Pushimet në bregdetin shqiptar duket se ka vendosur t’i kalojë edhe një figurë e njohur e politikës botërore dhe mik i kryeministrit Edi Rama, ish- kreu i ekzekutivit britanik Tony Blair.

Ai ka zbritur rreth orës 18:00 me helikopter te fusha e stadiumit në Himarë, ndërsa ka zhvilluar edhe një takim me Ramën në vilat qeveritare në Himarë.

Kryeministri Rama prej disa ditësh ndodhet me pushime në Jug të vendit, ndërsa mendohet se edhe ish- kryeministri britanik mund të kalojë disa në bregdetin shqiptar.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi vizitën e Blair në Shqipëri, pro mediat raportojnë se ai do të qëndrojë për disa ditë në bregdetin shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button