Politika

Bojkoti i opozitës-Drafti prej 4 pikash i propozuar nga negociatorët europianë

-Pas negociatave me krerët e partive politike për rikthimin e opozitës në parlament, eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein u kanë sugjeruar palëve në Tiranë që të ulen dhe të bien dakord për miratimin e një rezolutet të përbashkët në parlament mbi një draft të sugjeruar prej tyre.

basha16Në faqen zyrtare të eurodeputetit Eduard Kukan është publikuar drafti i propozuar nga negociotarët europianë dhe përmban 4 pika.

“Opozita të kthehet në Parlament për të vendosur plotësisht funksionet e saj parlamentare duke iu shmangur bojkotit të Parlamentit dhe komisioneve të tij; ndërsa mazhoranca qeverisëse nuk do të përdorë shumicën e cilësuar prej tre të pestave, duke anashkaluar opozitën, por do të punojnë së bashku me opozitën për të gjetur konsensus për reforma të rëndësishme sa herë që është e mundur”, thuhet në draft/marrëveshje.

Ndërsa pika e dytë ka të bëjë me gatishmërinë për respektimin e shtetit ligjor.

“Të gjitha palët do të kontribuojnë për dialogun politik, i cili duhet të bëhet së pari në Parlament dhe respektojnë Kushtetutën dhe zbatimin sistematik të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca qeverisëse dhe opozita do të anagazhohen të rishikojnë rregullat që kanë të bëjnë me funksionimin efikas të komisioneve parlamentare hetimore, të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”.

Pika e tretë lidhet me që opozita e quan dekriminalizim të Parlamentit.

“Opozita dhe mazhoranca qeverisëse angazhohen të punojnë së bashku në mënyrë konsensuale, me ndihmën e Bashkimit Europian, për çështjen e individëve me rekorde kriminale, që kërkojnë të zgjidhen ose të emërohen për poste publike, bazuar në standardet europiane dhe me asistencën e Komisonit të Venecias”.

Pika e katërt ka të bëjë me rolin e Parlamentit në këtë marrëveshje, kur thuhet se, “përfaqësuesit e grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Europian, Socialdemokratët dhe Partia Popullore Europiane do të mbështesin një marrëveshje të tillë politike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button