Politika

Rama: Ja pse duhet të anëtarësoheni në PS

Agjencia prestigjioze e kreditimit, Standard and Poor’s përmirësoi vlerësimin e borxhit të Shqipërisë nga B në B+ me perspektivë stabël dhe në takimin e radhës në Durrës për anëtarësimet e reja, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama e nisi fjalën e tij duke u ndalur tek ky përmirësim.

Rama tha se kjo rritje e vlerësimit është një arsye më shumë për t’iu bashkuar Partisë Socialiste dhe rrugës së reformave të gjithanëshme që ajo po ndërmerr në qeverisje.

“Reformat janë arsyet që Partia Socialiste të pretendojë se shumë më shumë njerëz duhet të bëhen pjesë e saj”, tha kryeministri.

Kryesocialisti u ndal tek heqja e taksës për biznesin e vogël, reforma në shëndetësi, legalizimet, rendi dhe lufta kundër korrupsionit.

“Sigurisht që kemi ende shumë për të bërë, por po ndërtojmë një shtet që t’u shërbejë shqiptarëve. Korrupsioni nuk mund të na hapë rrugën kaq lehtë, sepse ai është mundësia e paligjshme për të marrë duke paguar atë që shteti nuk ta jep se nuk të takon, ndaj për të mundur korrupsionin duhet të bëjmë shtetin që të jep atë që të takon dhe për ta bërë këtë shtet duhen reformat”, u shpreh Rama.

Shqiptarët duan shumë më shumë, tha kryeministri, por një gjë është e sigurtë, sipas tij.

“E sigurtë është që nuk duan kurrë që të kthehen tek qeverisja e vjetër dhe opozita këtë nuk e kupton”, deklaroi ai.

Partia Socialiste, vijoi Rama, është forca udhëheqëse e këtij transformimi të madh dhe nuk ka asnjë sektor ku nuk janë ndërmarrë reforma që janë vonuar për 20 vjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button