Politika

Non-grata nga DASH/ Berisha angazhon ish-këshilltarin e presidentit Bush, Charlie Black të hetojë vendimin e Uashingtonit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka angazhuar lobistin Charles Black për t’i shkuar deri në fund hetimit për shpalljen e tij non-grata nga SHBA.

Në një artikull të publikuar nga Politico sqarohet se Charlie Black një ish-këshilltar për fushatat presidenciale të Ronald Reagna, George HW Bush, George W. Bush dhe John McCain, do të merret me këtë çështje.

Kontrata e Berishës me kompaninë “PRIME Policy Group” është publikuar dhe zyrtarisht, ajo çfarë vërehet është fakti se kompania amerikane “PRIME Policy Group” (PPG), do ndjekë këtë proces pa përfshirë asnjë pagesë apo detyrim direkt ose indirekt.

“Berisha ka regjistruar Charlie Black të Prime Policy Group, një ish-këshilltar në fushatat presidenciale të Ronald Reagan, George H.W. Bush, George W. Bush dhe John McCain, për të përfaqësuar Berishën në Uashington”, thuhet në artikull.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button