Politika

Detajet e ceremonisë/ Meta merr sot detyrën si President

Sot Ilir Meta merr detyrën si President i Republikës së Shqipërisë

Ai është Presidenti i 7-të në hitorinë e vendit.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga Presidenti në largim Bujar Nishani tek Ilir Meta, i cili vjen nga një karrierë e gjatë politike.

Fillimisht, rreth orës 18: 00, Meta do të bëjë betimin në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend përpara deputetëve të Kuvendit aktual.

Në orën 19: 00 do t’i drejtohet Presidencës për të marrë “çelësat” e zyrës së re. Ai do të pritet nga Nishani në zyrën e Presidentit të Republikës për t’u bërë dorëzimet sipas protokollit dhe më pas do të dalin në sheshin para Presidencës për ceremoninë e rastit.Sorry, there are no polls available at the moment.

Të dy presidentët do të mbajnë fjalën para të ftuarve, trupit diplomatik dhe drejtuesve të institucioneve më të larta shqiptare.

Sipas protokollit, Metës do t’i dorëzohet Kushtetuta nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Pasi të jenë kryer të gjitha procedurat e dorëzimit, në mënyrë simbolike Meta do të përcjellë Presidentin në ikje, Bujar Nishani, i cili mësohet se do të zhvendoset në një vilë në zonën e Farkës.

Fill pas kësaj Garda e Republikës kryen parakalimin nderues, kohë kur nga kodrat e liqenit do të dëgjohen 21 të shtëna me top.

Mësohet se në këtë ceremoni Presidenti i ri nuk do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila tashmë është e veshur me kostumin e liderit të LSI-së, por nga vajza, e cila do të mbajë edhe statusin e zonjës së parë për të shoqëruar Presidentin e Shqipërisë në takimet zyrtar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Për këtë ceremoni, janë bërë të gjitha pregatitjet si nga ana e protokollit, ashtu edhe nga ana e Bashkisë së Tiranës për të vendosur në bulevardin kryesor dekorin e nevojshëm.

I gjithë bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbuluar me ngjyrat kuq e zi, ndërsa në oborrin e Presidencës janë vendosur edhe podiumet ku do të akomodohen të ftuarit për të ndjekur ceremoninë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button