Kosova

Kuvendi me seancë të enjten. Do të flasë Presidenti i Austrisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar një mbledhje të Kryesisë për të mërkurën në orën 15:00.

Burime të Top Channel brenda Kuvendit kanë bërë të ditur se, në këtë mbledhje, kryeparlamentari Veseli do të propozojë thirrjen e një seance për të enjten, gjatë ditës, në të cilën pritet t’u drejtohet deputetëve Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Mbetet të shihet nëse partitë opozitare do të marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë dhe në seancën e së enjtes, për nder të Presidentit austriak.

Ndërkohë që, në mbledhjen e së martës ishte vendosur që seancat e rregullta të Kuvendit të vazhdonin duke filluar nga dita e hënë, në datën 2 nëntor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button