Politika

Hapet rruga për votimin e emigrantëve

Sot u prezantua programi më i ri i Ministrisë së Punëve të jashtme, Shërbimi Konsullor Online.

Tashmë çdo qytetar shqiptar jashtë vendit do të ketë akses në shërbimet e përfaqësive diplomatike pa qenë fizikisht i pranishëm në ambientet e konsullatave apo ambasadave.

Janë 36 shërbime që do të ofrohen online përmes faqes së Ministrisë së Jashtme, të konsullatave shqiptare dhe portalit e-Albania.

Pjesa më e madhe e tyre mund të kryhen plotësisht online, teksa pjesa e mbetur do të kërkojë paraqitjen fizike të qytetarëve vetëm një herë në zyrat e përfaqësive dhe vetëm për procedura të cilat nuk kryhen dot në rrjet.

“Shërbimi konsullor online do të jetë aksesor në procesin e regjistrimit të shqiptarëve jashtë vendit, i cili do të vihet në funksion të objektivit madhor që është vota e shqiptarëve kudo ndodhen ata”, theksoi Kryeministri Rama.

SHKO së bashku me aplikacioni e-konsullata, i prezantuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në muajin shtator të vitit të shkuar, lehtësojnë ndjeshëm të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët mund t’i marrin online të gjitha informacionet lidhur me shërbimet e konsullatave dhe të shmangin udhëtimet drejt zyrave konsullore, që shpesh herë ndodhen larg vendbanimit të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button