Politika

Duma e Salianji, takim me të rinjtë ekselentë

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma, si dhe Ervin Salianji kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me të rinjtë e ekselencës, duke diskutuar për pranimin e maturantëve në Universitete.

Grida Duma u shpreh para maturantëve se atyre i është duke u bërë një padrejtësi e madhe me formulën e pranimit në universitete. Ajo tha se deri tani në portalin e Partisë Demokratike kanë mbërritur mbi 600 denoncime.

“Të marrësh 9.7 në gjimnaz dhe të ulësh kokën të mos marrësh asnjë degë është një padrejtësi e madhe. Dhe ta fillosh jetën me këtë padrejtësi kaq të madhe është mjaft e vështirë më pas për të bërë përpara”, u shpreh Duma para maturantëve.

Ndërkohë, Salianji u shpreh se shqetësimi kryesor i maturantëve është se ata edhe pas raundit të dytë mund të mbeten pa asnjë degë të fituar.

“Nuk është si thotë kryeministri apo ministrja e Arsimit, nuk ka Shqipëria 3000 studentë me mesatare mbi 9.7. Shqetësimi kryesor që ka të bëjë me ju është se kjo reformë është reformë e padrejtësisë së madhe që favorizon disa studentë në mënyrë të padrejtë. Ne nuk e dini edhe nëse në raundin e dytë që studentët që kanë notën më të lartë do të kapin 10 lëndë e ju do të mbeteni pa shkollë. Prandaj, ministrja Nikolla duhet të japë dorëheqjen”, tha Salianji.

Related Articles

Nje koment

  1. Te happen dyerte e universitetit per te gjithe shqipetaret.Te forcohet kerkesa ne Universitet.Teastet ti beje cdo Universitet nga katedrat perkatese dhe te miratuara nga dekanatet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button