Zgjedhjet lokale 2015

Duma: Në Durrës do të ndërtojmë modelin e gruas qytetare e të fisme

Për kandidaten e Partisë Demokratike në bashkinë e Durrësit, Grida Duma , modeli i gruas dhe nënës ishte kryefjala bashkëbisedimit të saj me vajzat e qytetit.

Duma tha se si nënë kupton të gjitha vështirësitë e bashkëqytetareve të saj dhe nuk është bërë sa duhet ndërsa shtoi se modelin e gruas qytetare e të fisme do e çojë në Bashkinë e Durrësit.

“Unë e di shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh grua dhe të mbash pastërti kur dy metra larg është pis. Do ta çojmë modelin e gruas në Bashkinë e Durrësit në një model të fisëm e qytetar prej zonje. Është e vërtetë që ne duam më shumë investim tek pjesa e grave të cilat për balancë historike i kanë dhënë më shumë seç i kanë marrë shoqërisë. Vetëm për këtë arsye ”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë, Duma tha se durrsakët i kanë dhënë shumë kryeqytetit dhe do të krijohen mundësi që ata të jetojnë e punojnë në Durres ndaj është koha që ata të jenë pjesë e bashkëqevererisjes së qytetit të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button