Bota

Kore e Veriut, paradë madhështore për 70-vjetorin e Partisë së Punës

Në Korenë e Veriut zhvillohet këtë të shtunë ajo që pritet të jetë një nga festimet më të mëdha të bëra ndonjëherë, për të shënuar 70-vjetorin e Partisë së Punës që udhëheq vendin.

Një paradë e autoblindave ushtarake dhe raketave balistike ka nisur herët në mëngjes, me orën lokale, bashkë me parakalimin e trupave ushtarake.

Ndërkohë, lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong un do të drejtojë ceremoninë, por asnjë lider i huaj nuk do të marrë pjesë në të. Shira të dendura që ranë gjatë natës vonuan paksa nisjen e aktiviteteve.

Korrespondentë të mediave ndërkombëtare raportojnë se eventet e mëtejshme të së shtunës do të mbikëqyren me vëmendje për të parë armatimet e reja ushtarake, që do të tregojnë dhe ecurinë ushtarake të vendit aziatik.

Kur njoftoi planet për përvjetorin më herët gjatë vitit, qeveria e Penianit foli për armatura të sofistikuara, të përshtatshme për luftërat moderne.

Nuk dihet nëse lideri Kim Jong un do të mbajë një fjalim me këtë rast, edhe pse përvjetori shihet si një sinjal sfidues ndaj Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Lideri korean e nisi ditën duke bërë homazhe në nder të babait të tij Kim Jong il dhe gjyshit në Pallatin Kumusan, ose Pallati i Diellit, në Penian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button