Kosova

Hahn në Kuvend: Kosova drejt kilometrit të fundit për liberalizimin e vizave

“Kosova është drejt kilometrit të fundit për liberalizimin e vizave”, theksoi sot gjatë fjalës përshendetëse në Kuvendin e Kosovës, komisioneri i BE-së për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn.

Komisioneri Hahn tha se “jemi duke vlerësuar progresin e Kosovës drejt liberlaizimit të vizave dhe se Kosova është duke ecur drejt kilometrit të fundit të statusit të liberalizimit të vizave. Vlerësimi ynë prioritetar është se Kosova ka bërë progres të madh drejt liberalizimit dhe kjo ka të bëjë edhe me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi “.

“Besoj se sfidat e mbetura do të mund të adresohen shumë shpejt në mënyrë efikase, ne do të vlerësojmë këtë progres në mënyrë të qartë dhe do t’i paraqesim vlerësimet  tona deri në fund të vitit”, tha Hahn.

Sipas tij, Msa është një hap kryesor në rrugën e Kosovës drejt BE-së, ndërkohë që sfida tjetër është zbatimi.

Komisioneri Hahn u tha deputetëve se MSA-ja nuk mund t’i rregullojë marrëdhëniet e brendshme të Kosovës por këto duhet t’i zgjidhni vet, duke respektuar institucionet dhe ligjet e Kosovës.

Ai duke iu drejtuar deputetëve të Kosovës, tha se MSA është një hap kryesor në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian por sfida tjetër është zbatimi i saj që ka të bëjë me të gjithë, duke nis nga institucionet, bizneset dhe shoqëria civile.

Sipas tij, me MSA-në, BE dhe Kosovë janë merr vesh që të krijojnë një asociacion që do të kontribojë stabilitetit politik dhe ekonomik të Kosovës.

Kjo marrëveshje, sipas Hahn ka për qëllimi përmirësimin ekonomik, luftimin e korrupsionit, reformën në administratë.Kurse, sa i përket përmirësimit ekonomik, ai tha se kjo marrëveshje do të mundësojë krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e marrëdhënieve rajonale me investimin e hekurudhave.

“Kjo marrëveshje ka për qëllimi përmirësimin ekonomik, luftimin e korrupsionit, reformën në administratë.Kurse, sa i përket përmirësimit ekonomik, kjo marrëveshje do të mundësojë krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e marrëdhënieve rajonale me investimin e hekurudhave”, u shpreh Hahn.

Hahn shtoi se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet me Serbinë dhe Kosova nuk fiton shumë nga dialogu, por mund të humb shumë nëse nuk merr pjesë në këtë dialog.

Ai tha se duhet të ketë respekt për institucionet që janë krijuar me votën e lirë.

“Opsesioni dhe dhuna nuk kanë vend në një shtet demokratik. Ata që kanë opsesionin kanë humbur argumentet. Të përzgjedhurit e qytetarëve mund të shprehin dhe të votojnë në Kuvend, respekti për principet demokratike do të thotë se ky kuvend do të luaj rolin e vet por vetëm me mjete demokratike”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli duke iu drejtuar komisionerit Hahn tha se “prania juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës është dëshmi e përkushtimit të Bashkimit Evropian për të përkrah Kosovën në proceset e integrimit”

Ndërsa, në vazhdimësi të “aksioneve simbolike” opozita – deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë shpalosur në sallën e seancave plenare te ulëset e tyre, para Komisonerit Hahn, pankartat “A është segregacioni etnik vlerë e BE-së?!”
“Marrëveshjet e padrejta nuk do të kalojnë!”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button